Telegrafi

Ishte arritur marrëveshja në parim – por Ozil ‘tradhtoi’ keq Fenerbahcen

Mesut Ozil thuhet se ka qenë afër kalimit te Fenerbahce në javët e fundit, mirëpo marrëveshja ka dështuar.

Mesfushori gjerman do të largohet nga Arsenali me të përfunduar ky edicion, pasi Mikel Arteta nuk e sheh më atë si pjesë e planeve të tij.

Sipas asaj që raporton Bild, Ozil kishte filluar bisedimet me gjigantin turk, gjersa marrëveshja në parim ishte arritur.

Por, ish-anëtari i Real Madridit në fund kishte rritur kërkesat e tij për pagë javore, ndërsa Fenerbahce ishte tërhequr.

Duket se Ozil ende e do kalimin te ndonjë skuadër e madhe, që mund t’i afrojë shansin të luajë në Ligën e Kampionëve, por edhe të ketë pagë të lartë. /Telegrafi/