Një video e filmuar nga ushtarët rusë nga anija e tyre që u godit me dronët ukrainas, tregon se si në të vërtetë kishte ndodhur sulmi.
Anëtarët e ekuipazhit të anijes ruse Caesar Kunikov që u fundos tri javë më parë, është filmuar nga kamerat e ushtarëve të Putinit, që tregojnë si kanë tentuar të parandalojnë sulmin me dron të cilët vazhdimisht i gjuanin me të gjitha llojet e pushkëve, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se për disa minuta kanë shkrepur breshëri plumbash mbi dronët që tentonin t’i parandalojnë t’ju afroheshin, pa ndonjë sukses.
Dronët e mbushur me eksploziv ia arritën qëllimit, duke iu afruar anijes dhe më pas duke aktivizuar lëndën shpërthyese që gjendej brenda dronëve.
Kjo bëri që të ketë disa shpërthime dhe pas disa minutave anija është ndarë në copa, dhe krejt në fund është fundosur. /Telegrafi/