Site icon Telegrafi

Ish-trajneri i Joshuas thotë se dueli ndaj Tyson Furyt do të ishte më i vështirë se ai ndaj Deontay Wilder

(Foto: Getty Images)

Anthony Joshua do ta kishte shumë më të vështirë ta mposhtte Tyson Furyn sesa Deontay Wilderin – ka thënë ish-trajneri i tij, Sean Murphy.

Boksieri britanik aktualisht është duke u përgatitur për duelin e unifikimit të titujve ndaj Joseph Parker. Ai do t’i vë në lojë titujt WBA dhe IBF, kundrejt titullit WBO të kundërshtarit nga Zelanda e Re, në meçin që zhvillohet të shtunën.

(Foto: Getty Images)

Triumfi do ta afronte vetëm një fitore larg të bërit kampion i padiskutueshëm dhe do të mund të shihnim një duel kundër kampionit të WBC, Deontay Wilder.

“Kur je amator, përshtatesh ndaj të gjitha stileve dhe madhësive. Prandaj, ai është mësuar të përballet me boksierë të ndryshëm”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Joshua

“Por, ndaj Deontay Wilder është një duel i vështirë për shkak të fuqisë së tij dhe kur ai e lëndon dikë, përpiqet ta eliminojë. Mirëpo, kjo do të ishte e rrezikshme edhe për të, sepse mund të kapet i papërgatitur. Është një duel 50:50”, ka deklaruar Murphy për express.co.uk.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, është duke u folur se britaniku tjetër, Tyson Fury (i cili pritet ta shoqërojë Parkerin të shtunën drejt ringut), planifikon t’i kthehet boksit të nivelit të lartë dhe mund ta sfidojë Joshuan.

Murphy mendon se nëse Fury kthehet në formën më të mirë, atëherë ai do të ishte favorit ndaj AJ.

(Foto: Getty Images)

“Fury është inteligjent, prandaj kjo do të ishte një përballje më e vështirë se ajo ndaj Wilder, sepse është teknikisht shumë i mirë dhe i analizon mirë gjërat me kokën e tij”.

“Tash për tash këto janë dy duelet (Wilder dhe Fury) më të vështira që e presin (Joshuan), mirëpo kurrë nuk i dihet se mund të jetë dikush tjetër duke pritur. Vazhdimisht del dikush nga Amerika ose Rusia ose Kuba”, ka shtuar ish-trajneri i Joshuas. /Telegrafi/

Exit mobile version