Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka reaguar sot pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson e ka krahasuar më parë agresionin në Ukrainë dhe BREXIT-in.
“Sa britanikë vdiqën për shkak të BREXIT? Asnjë. Unë do t’i kërkoja Johnson të mos e krahasonte rezistencën ukrainase me BREXIT”, tha Poroshenko.
Sipas gazetës londineze, Johnson më parë shkaktoi pakënaqësi të madhe në mesin e liderëve politikë në Evropë dhe zemërim të kundërshtarëve politikë në vendlindjen e tij, pasi krahasoi rezistencën e popullit ukrainas me sulmin rus me vendimin e Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.
Theksojmë se britanikët pas një referendumi janë larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020.
Mbretëria e Bashkuar është i vetmi vend sovran që është larguar nga BE-ja. Mbretëria e Bashkuar ishte anëtar i unionit që nga 1 janari i vitit 1973. /Telegrafi/
'How many Britons died because of Brexit? Zero'
Former Ukrainian president Petro Poroshenko tells ITV News that @BorisJohnson should 'please' avoid comparing the Ukrainian resistance to Brexit https://t.co/1eNOWg9igo pic.twitter.com/6ZXuiIIUt1
— ITV News Politics (@ITVNewsPolitics) March 22, 2022