Site icon Telegrafi

Ish-presidenti Calderon: Real Madridi do të pendohet – Ronaldo është si Pele, Di Stefano e Cruyff  

Ish-presidenti Ramon Calderon beson se Real Madrid do të pendohet për dërgimin e Cristiano Ronaldos në Juventus, pasi sipas tij ai është në të njëjtin nivel me legjendën Pele.

Ronaldo u transferua tek Juventusi në një marrëveshje që u bë pas nëntë viteve në fanellën e Merengues për të paktën 112 milionë euro, por sipas Calderon, Real Madridi do të pendohet për largimin e portugezit.

“Është një gabim i pafalshëm që Real Madridi do të paguajë një çmim të rëndë për”, ka thënë fillimisht Calderon për La Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Valdano: Ronaldo humb më shumë së Real Madridi me largimin

“Njerëzit flasin për Kylian Mbappe ose Neymar, por ata janë larg nga niveli i Cristianos”.

Reali do të pendohet me shitjen e Ronaldos (Getty Images)

“Ishte një blerje historike nëntë vjet më parë dhe klauzola prej 1 miliard tregoi se ai nuk ishte në shitje”.

“Perez do të paguajë për këtë gabim. Cristiano është numri 1, kështu që dëmi i bërë është i madh”.

Lexo po ashtu Ronaldo ka arsye të mëdha që të shkëlqejë te Juventusit, 10 rekordet që CR7 do t’i ndjek me fanellën bardhezi

“Cristiano refuzoi kontratën e përmirësuar të dhënë nga Perez kohët e fundit. Arsyet për të ecur janë emocionale, blerja e tij është marrëveshje e madhe për Juventusin”.

“Unë mund ta shoh atë me trofe të tjerë në kabinet në vitet e ardhshme dhe do të duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe të Ligës së Kampionëve”.

“Kostoja e operacionit është e shtrenjtë, por do të nxirret nga sponsorët dhe paratë reklamuese. Unë do ta vendosja Ronaldon në të njëjtin nivel si Alfredo Di Stefano, Pele dhe Johann Cruyff”, përfundoi ish-presidenti i Mbretërve. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Efekti Ronaldo, Juventusi rritet për rreth tre milionë ndjekës në rrjetet sociale
Exit mobile version