Site icon Telegrafi

Ish-presidenti i Barcelonës, Laporta: Refuzova 250 milionë eurot e Interit për Messin

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se në vitin 2006 kishte refuzuar ofertën prej 250 milionë nga Interi për Lionel Messin.

Laporta ka thënë se ai ishte i shqetësuar se mos ndoshta babai i argjentinasit do ta pranonte ofertën që të kalonin në Serie A, pasi në mendjen e tij tashmë e kishte një jo.

“Ishte viti 2016, kur pronari i Interi, Massimo Moratti ofroi 250 milionë euro për Messin. Ai më ofroi këtë shifër parash, por unë thash jo”, ka thënë ish-kreu i Barcës.

Joan Laporta

“Problemi ishte se ata po mundoheshin ta bindin babin e Messit. Fatmirësisht ata vendosën që Messi të qëndroj”.

Lexo po ashtu Capello: Doja të sillja Messin te Juventusi

“Imagjinojeni se sa shumë do të ndryshonte historia nëse Messi do t’i bashkohej Interit”, përfundoi Laporta.

Laporta tashmë njihet si presidenti më i suksesshëm në histori të Blaugranasëve, derisa ishte vendimtar edhe për marrëveshjen me Pep Guardiolan që ua fitoi tripletën. /Telegrafi/

Exit mobile version