Ish-mbrojtësi zviceran i Arsenalit, Philippe Senderos ka thënë se Interi duhet të konsiderojë seriozisht nënshkrimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës është lidhur me një largim nga Arsenali pasi iu largua shiriti i kapitenit në fillim të këtij sezoni.
Xhaka u lidh me një transferim në Bundesliga te Hertha Berlini, por edhe te gjiganti italian, Interi.
Kalimin e Xhakës te Nerazzurrët e ka përkrahur edhe ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Zvicrës, Senderos.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe shumë i rëndësishëm për Kombëtaren e Zvicrës dhe Arsenalin”.
“Interi? Kam dëgjuar thashethemet dhe nëse do ta firmosnin atë do të bënin një blerje të shkëlqyeshme, por nuk e di nëse ai dëshiron të largohet nga Arsenali”, ka thënë Senderos.
Ndryshe, Senderos kaloi kohë në qytetin e modës pasi luajti te Milani gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/