Paulo Dybalas i është kërkuar që ta refuzojë kalimin te Manchester United dhe të kalojë te Liverpooli, pasi do të përshtatej më mirë në Anfield.
Ylli argjentinas është duke u lidhur me një kalim te Djajtë e Kuq, si shkëmbim me Romelu Lukakun që po kërkohet nga Juventusi.
Madje është raportuar në mediat angleze dhe ato italiane se Cristiano Ronaldo i ka thënë 26-vjeçarit që të transferohet në Old Trafford.
Por, ish-mbrojtësi i The Reds, Andrea Dossena, që ka luajtur me Dybalan te Palermo, ka thënë se argjentinasi duhet të transferohet te Liverpooli.
“Në mendjen e tij tani janë shumë gjëra. Dilema për t’u larguar nga Juventusi, vendimi për të kaluar te United, përshtatja në ligë tjetër”, ka thënë legjenda e gjashtë herë kampionit evropian.
“Por, si ish-bashkëlojtarë i tij te Palermo, mendoj se ai duhet të kalojë te Liverpooli. Pse e them këtë, është se ai do të përshtatej shumë në filozofinë e lojës së Liverpoolit dhe do të pritej ngrohtësisht nga tifozët. Mendoj se do të përshtatej shpejtë në Ligën Premier nëse kalon në Anfield”, ka shtuar më tej Dossena.
United thuhet se po i prinë garës për transferimin e argjentinasit, por që duhet të ofrojë në këmbim shërbimet belgut, që po ashtu e dëshiron largimin nga Old Trafford./ Telegrafi/