Site icon Telegrafi

Ish-legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për Palmer

Një prej klubeve më të mira në botë është këshilluar që të bëjë një ofertë prej 150 milionë eurosh për transferimin e Cole Palmer verën e ardhshme. 

Palmer tashmë numëron 11 gola dhe gjashtë asistime në Ligën Premier pasi shënoi dy herë dhe asistoi tek Enzo Fernandez në fitoren e ‘Bluve të Londrës’ me rezultat 4-3 ndaj Tottenhamit. 

Goli i tij i dytë bëri që ai të thyejë rekordin e Jimmy Floyd Hasselbaink si lojtari që ka kontribuar në më shumë gola (37) brenda një viti kalendarik. 

Përkundër transferimeve të shumta gjatë dy viteve të fundit, Chelsea tani është në një pozicion ku ata duhet të kenë relativisht një skuadër me më pak emra, teksa yjet e tyre kanë kontrata të mëdha. 

Si rezultat, do të duhej një çmim tejet i madh që ai të largohej nga Chelsea, por është një klub i cili do të ishte në gjendje ta paguante atë. 

Kjo sipas legjendës së Liverpoolit, Graeme Souness, i cili beson se Real Madridi do ta konsideronte një ofertë prej 150 milionë eurosh për ta shtuar Palmer në ekipin e tyre. 

Lexo po ashtu Bëhet viral reagimi i Cole Palmer pasi u pyet nëse Chelsea është kandidat për titull

“Chelsea pagoi 40 milionë për Palmer, por nëse Real Madridi troket në derë verën e ardhshme dhe ai është në nivelin që po shfaq tani, nuk do të befasohesha nëse marrin një ofertë prej 150 milionë eurosh”. 

“Ai është një djalosh i ri, por nëse ky është niveli i Palmer dhe ai mund të jetë vazhdimisht kaq i mirë, do të bëhet një lojtar i madh”, ka thënë Souness./Telegrafi/

Exit mobile version