Kundërofensiva e ukrainasve në jug të qytetit të Khersonit, sipas ish-kreut të Shërbimit Sekret të Britanisë, MI6, Sir Alex Younger “është i papritur dhe i mirëpritur”.
Gjatë një interviste dhënë për BBC, Sir Alex tha se tentimet e Ukrainës për ta rimarrë nën kontroll qytetin kyç është një veprim i duhur, transmeton Telegrafi.
“Forcat ukrainase kanë arritur një lloj balanci, që është një situatë e papritur dhe shumë e mirëpritur”, shtoi ish-kreu i inteligjencës britanike.
“Trendi afatgjatë është që gradualisht të dobësohet aftësia ushtarake e Rusisë dhe gradualisht të forcohen kapacitet e ukrainasve me ndihmën e Perëndimit”, tha ndër tjera Sir Alex.
Kujtojmë që mbrëmë, ushtria ukrainase ka konfirmuar se ka filluar kundërofensivën e shumëpritur kundër forcave ruse në jug të Ukrainës.
Zëdhënësja e komandës së ushtrisë ukrainase, Natalia Humeniuk ka kumtuar lajmin së sulmet e fundit mbi rusët në jug të vendit, kanë për qëllim dobësimin e forcave pushtuese”.
Megjithatë refuzoi të japë detaje për kundërofensivën e re, e cila është paralajmëruar shumë kohë më parë nga Kievi e në veçanti nga presidenti Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/