Ish-bashkëshortja e Riyad Mahrez ka thënë se ai ia ktheu shpinën familjes pasi nënshkroi me Manchester Cityt duke shtuar se bashkëshortja e Harry Kane ishte me fat pasi sulmuesi nuk u transferua te kampioni i Anglisë.
Algjeriani u transferua në Etihad Stadium në vitin 2018 nga Leicester City për 60 milionë funte (70 milionë euro), ndërsa paraprakisht ishte pjesë e ekipit të famshëm që e pati fituar titullin e Ligës Premier.
Sa ishte në King Power Stadium, në vitin 2015 ishte martuar me Rita Johal – një modele dhe një yll aspirues i muzikës pop – dhe të njëjtin vit u bënë me fëmijë.
Katër vite më vonë, ata pritën fëmijën e dytë, megjithatë marrëdhënia e tyre ishte dëmtuar dhe çifti u nda, pasi Mahrez nisi lidhjen me Taylor Ward, me të cilën tash është i fejuar.
Në një intervistë për The Sun, Johal ka thënë se transferimi te City ishte momenti që e ndryshoi ish-burrin e saj duke e shndërruar në një person tjetër.
“Riyadi që e njoha është një person tjetër me atë që është tash. Ai del në ndeja dhe sillet si një yll futbolli. Nuk e urrej, është fjalë e fortë, por jam e shokuar dhe e pikëlluar për atë që ka bërë”.
“Ai më la papritur duke fajësuar presionin nga loja te Manchester City. Tash e kalon kohën duke udhëtuar rreth botës nëpër pushim pa u shqetësuar për asgjë”, ka theksuar Rita.
Ajo më tej ka thënë se beson që mostransferimi i Kane në Etihad e ka shpëtuar martesën e tij. /Telegrafi/