Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të diskutueshme ditën e djeshme kur tha se futbolli evropian humbi çdo cilësi pas largimit të tij.
Kjo deklaratë e ashpër e portugezit shkaktoi shumë polemika dhe për këtë komentoi edhe ish-futbollisti i MLS, Michael Lahoud.
“Mendoj se Ronaldo është nën ndikim të nargjilës. Deklarata e tij se në një vit liga saudite do të jetë më e mirë se liga turke dhe holandeze është e çmendur”.
“Ai e tha atë në ditën kur Lionel Messi u prezantua në MLS dhe kur fliste për promovimin e Kupa e Botës 2026 në Amerikën e Veriut. Kjo është e gjitha që ai të fitojë rëndësi dhe të shtyjë Messin”, ka thënë Lahoud për CBS Sports.
Ai nuk e fsheh kënaqësinë për faktin se Messi mbërriti në ligën elitare amerikane ku ndërtoi edhe rrugën e tij futbollistike.
Ky ish-futbollist e kaloi gjithë karrierën e tij duke luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai luajti për Carolina Dynamo, Chivas, Philadelphia Union, New York Cosmos, Miami, Cincinnati dhe San Antonio. /Telegrafi/