Telegrafi

Ish-futbollisti francez: Sulmuesi më doli përballë, i thashë policisë – vriteni

Një azilkërkues sirian plagosi pesë persona me thikë mëngjesin e sotëm, mes të cilëve katër fëmijë shumë të vegjël dhe i gjithë lidershipi shtetëror dhe liderët e opozitës reaguan ndaj këtij krimi.

Presidenti Emmanuel Macron dënoi “sulmin frikacak” në Annecy dhe shkroi në Twitter se “kombi është tronditur”, transmeton Telegrafi.

Siriani sulmoi fëmijët rreth tre vjeç në një kënd lojërash brenda parkut të madh që shtrihet përgjatë liqenit Annecy. Sipas burimeve pranë rastit janë në rrezik dy fëmijë dhe një i rritur.

Lexo po ashtu Momenti i arrestimit të sulmuesit që theri fëmijët në parkun e lodrave në Francë, dy policë mezi e mbanin – i treti i vendoste prangat

Sulmuesi i tha policisë se ishte shtetas sirian i lindur në vitin 1991 dhe azilkërkues. Gjithashtu bëhet e ditur se autori i krimit nuk ishte me precedentë policor. Aktualisht po përcaktohet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Policia njoftoi se sulmi ndodhi në orën 9:45 në parkun shumë të vizituar Europa në brigjet e liqenit Annecy. Informacioni fillestar ishte rreth tetë të plagosur si pasojë e sulmit me armë të ftohtë.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, njoftoi në Twitter se sulmuesi u arrestua falë reagimit të shpejtë të policisë.

Lexo po ashtu Pas sulmit me thikë në një park lodrash në Francë, deklarohet presidenti Emmanuel Macron

Sipas gazetës Le Dauphiné Libéré, viktimat u transportuan në qendrën spitalore Annecy Genevois, dhe dëshmitarët e krimit ndodhen në një ndërtesë afër vendit të krimit.

Deklaratat e dëshmitarëve thonë se sulmuesi pasi ka plagosur fëmijët me armë të ftohtë dhe duke tentuar të ikë ka plagosur një të moshuar, para se të arrestohet me shpejtësi nga policia.

Në Paris, përfaqësuesit e Asamblesë Kombëtare dhe anëtarët e qeverisë mbajtën një minutë heshtje. Kryetari i Parlamentit Yaël Braun-Pivet i ftoi ata të mbajnë një minutë heshtje për “të sulmuarit dhe familjet e tyre”.

Kryeministrja Elisabeth Borne dhe ministri Darmanin do të mbërrijnë sot në Annecy.

Lexo po ashtu Detajet e para të therjes së fëmijëve në Francë - publikohen pamjet e të dyshuarit para arrestimit

“Sulm i tmerrshëm këtë mëngjes në shëtitoren në Annecy. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi kryebashkiaku Francois Astorg në Twitter, dhe u bëri thirrje vendasve dhe vizitorëve që të shmangin shëtitoren në mënyrë që policia të përfundojë punën e tyre.

Për këtë ngjarje ka reaguar i gjithë pushteti politik. Aurora Berge, kryetarja e grupit mazhoritar të përfaqësuesve të partisë së Rilindjes në parlament, tha se “të gjithë janë pushtuar nga ankthi”, ndërsa Eric Ciotti nga radhët e republikanëve flet për “emocione të forta dhe zemërim të madh”.

“Si është e mundur kjo? Sulmoni më të vegjlit, goditini me thikë. Zemra jonë është thyer në një mijë copa”, tha Jean-Luc Mélenchon, lideri i së majtës ekstreme Franceze Invincible.

“Frikë dhe tmerr”, shkroi në Twitter Marine Le Pen, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë Rally National (RN).

Lexo po ashtu Theren me thikë disa persona, duke përfshirë fëmijë në një park në Francë

Ish-futbollisti i Liverpool, Anthony Le Tallec, thotë se ka qenë dëshmitar i një pjese të sulmit. Në një video në Instagram, ai thotë se po vraponte pranë një liqeni në Annecy, dhe kujton njerëzit që vraponin drejt tij duke i thënë të vraponte – sepse ata e panë vetë sulmuesin.

Le Tallec thotë se i dyshuari më pas doli para tij, i ndjekur nga oficerët e policisë.

“Ai m’u afrua, kështu që unë u largova, u largova. E shoh duke ecur drejt gjyshërve dhe sulmoi gjyshin”, thotë ai.

Le Tallec shton: “Unë u thashë policëve ‘gjuaj atë! Vriteni atë!” /Telegrafi/