Ish-prezantuesja e SportItalia dhe ish-e fejuara e Giovanni Simeones, Elisabetta Galimi, është hapur mbi jetën e saj private dhe duke folur për lidhjen e kaluar dhe atë aktuale me shkrimtarin e ri, Alessandro Lucino.
“Në vend të futbollistëve apo sportistëve të ndryshëm, me fizikun e tyre perfekt, ajo që të josh dhe që të ndez fluturat në stomak është koka. Duhet ta themi fort dhe qartë”, është shprehur Elisabetta, citon Top Channel.
“Shkëndija me Alessandron ishte realizim i interesave dhe pasioneve intelektuale të përbashkëta”.
“Kjo ushqen flakët e pasionit dhe është më e fuqishme sesa thjesht një palë muskuj, që nuk shkon më larg sesa diskutimeve për fizikun apo futbollin”.
“Pikërisht nga këtu lindi gjithçka. Ishte një shkëndijë e papritur, por e padiskutueshme”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, fatin e çiftit e vendosi roli i futbollistit dhe në të tilla raste, “zemrës nuk i imponohesh dot”.
Tashmë, i dashuri i ri Alessandro po krijon një të ardhme si shkrimtar. Por, sa e ndihmon kjo ish-in e djalit të Diego Simeones.
“Po jam menaxherja e tij, duke u bazuar fort në njohuritë e mia mbi dinamizmin e botës së komunikimit. Jemi pak a shumë si Wanda Nara dhe Icardi, por në fushën e letërsisë”, ka thënë ajo duke qeshur.