Ardian Çela, ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) dhe ish-drejtuesi politik i qarkut Durrës për Partinë Socialiste, është paraqitur në Prokurorinë SPAK në këtë të enjte.
Çela ka drejtuar OSHEE nga dhjetori 2014 deri vitin e kaluar.
Nuk dihen arsyet përse SPAK e ka thirrur Çelën.
Javët e fundit kanë qenë shumë intensive në Prokurorinë e Posaçme, ku janë thirrur një numër i madh zyrtarësh të niveleve të ndryshme nga të dyja kahet politike në vend.
Lëvizja më e bujshme ishte arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta. /Telegrafi/