Telegrafi

Ish-i dashuri nuk e ka harruar, argëtohet me një femër që ngjan me Rita Orën (Foto)

Taylor Swift e festoi 4 Korrikun me miqtë e saj të famshëm dhe të dashurin e ri, Tom Hiddleston, i cili e deklaroi dashurinë për këngëtaren me një mbishkrim në bluzë.

Mirëpo, ish-të dashurit të saj, Calvin Harris, nuk i ka bërë aspak përshtypje kjo gjë, pasi është argëtuar për vete me një bukuroshe bionde, e cila ngjan me një tjetër ish-të dashur të tij.

Është fjala për një ngjashmëri të saj me këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila ka qenë në të kaluarën në lidhje me DJ-in skocez.

Duket se Harris akoma nuk e ka harruar krijuesen e hitit “Hot Right Now”. /Telegrafi/