Taylor Swift e festoi 4 Korrikun me miqtë e saj të famshëm dhe të dashurin e ri, Tom Hiddleston, i cili e deklaroi dashurinë për këngëtaren me një mbishkrim në bluzë.
Mirëpo, ish-të dashurit të saj, Calvin Harris, nuk i ka bërë aspak përshtypje kjo gjë, pasi është argëtuar për vete me një bukuroshe bionde, e cila ngjan me një tjetër ish-të dashur të tij.
Është fjala për një ngjashmëri të saj me këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila ka qenë në të kaluarën në lidhje me DJ-in skocez.
Duket se Harris akoma nuk e ka harruar krijuesen e hitit “Hot Right Now”. /Telegrafi/