Telegrafi

Isco refuzon transferimin në MLS, do të mbetet në Evropë

Isco Alcoron është larguar nga Real Madridi pas nëntë viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.

Mesfushori spanjoll nuk ka pasur hapësira të shumta viteve të fundit dhe largimi i tij nga Los Blancos ishte i pashmangshëm.

30-vjeçari ka mbetur futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me madrilenët të cilët nuk i kanë ofruar rinovimin e saj.

Megjithatë spanjolli ka refuzuar kalimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku disa skuadra nga MLS kanë shfaqur interesim për të.

E ardhmja e tij do të mbetet në Evropë ku ofertat nuk mungojnë kryesisht nga La Liga dhe Serie A.

Lexo po ashtu Isco thumbon Mbappen në letrën e tij lamtumirëse te Real Madridi

Sevilla, Valencia dhe Betis e duan atë në Spanjë, derisa Milan dhe Roma kanë shprehur interesim në Itali.

Lojtari synon të fitojë një pagë prej katër milionë eurove në sezon, derisa kjo shumë nuk duket problem për skuadrat që duan shërbimet e tij. /Telegrafi/