Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gati të fitojë para nga mesfushori spanjoll, Isco.
Të dy palët, Reali dhe Isco janë në bllokim mbi bisedimet e reja të kontratës, me ofertën e fundit të Realit që bie ndesh nga kërkesat e spanjollit.
Sipas Diario Gol, Isco kërkon tetë milionë euro në vit, ndërsa oferta e fundit e Realit ishte gjashtë milionë euro në vit – dhe Perez ka njoftuar se nuk do të shkojnë më lart.
Isco nuk dëshiron të largohet nga Reali, por do të detyrohet të largohet nëse Perez refuzon të ofrojë pagën e kërkuar nga ish-mesfushori i Malagas.
Manchester City, Juventusi dhe Barcelona janë të gjithë duke shikuar situatën nga afër, me Perez të përgatitur për të shitur për 50 milionë euro.
U pretendua dje në Madrid se City kishte arritur me një ofertë 60 milionë euro për Isco muajin e kaluar, por që ishte refuzuar nga Mbretërit. /Telegrafi/