Telegrafi

Isco i harruar nga Solari, Juve monitoron situatën

Isco Alarcon (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Isco ishte një nga lojtarët e pazëvendësueshëm të Julen Lopeteguit, por jo edhe tek Santiago Solari.

Spanjolli me ardhjen e argjentinasit në krye të skuadrës ka humbur vendin e lojtarit titullar.

Kjo nuk po i pëlqen aspak 26-vjeçarit, i cili sipas AS është duke menduar një largim të mundshëm në afatin kalimtar të janarit.

Isco i dëshpëruar pas golit të tretë nga Barca në El Clasico (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Gjithë këtë situatë është duke e monitoruar Juventusi dhe është gati të lëviz drejt yllit të Los Blancos dhe Përfaqësueses së Spanjës.

Ish-lojtari i Malagas këtë sezon për Realin është paraqitur në 12 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Lexo po ashtu Hermoson pëlqehet edhe nga Arsenali

Por, për lojtarin pritet të lëvizin edhe Interi e Napoli.

Me Iscon me shumë mundësi do të largohet edhe portieri Keylor Navas. /Telegrafi/