Site icon Telegrafi

Ironia e fatit: Kiara Tito kërkoi privatësi dhe kohën e saj nga Luizi – tani ajo do të qëndrojë pa u parë me të për disa ditë

Banorët dhe opinionistët dhanë mendimin e tyre lidhur me raportin e ndërlikuar të krijuar mes Luizit dhe Kiarës.

“E kam studiuar me kujdes marrëdhënien e tyre dhe mendoj se çifti të dobëson. Luiz refuzimi të dobëson. Marrëdhëniet janë rrugë me dy korsi dhe jo korsi me një drejtim. Për mënyrën se si e perceptoj unë dashurinë, shoh bezdisje nga ana e Kiarës. Dhe unë mendoj njësoj, Luizi është toksik, nuk i lë haspësirë Kiarës. Unë lexoj gjuhën e trupit. Kiara ndihet e bezdisur nga ajo ç’ka i ofron ti. Heshtja e saj nuk të duket një përgjije”, tha opinionistja e programit Zhaklin lekatari.

Ndërkohë, Luizi më pas reagoi duke thënë: “Ti po thua zgjidh, vazhdo ose lojën ose Kiarën? Unë zgjedhjen time e kam bërë publike. Unë kam hyrë të fitoj, por sa kam hyrë në këtë prag kam parë këtë vajzën”.

Lexo po ashtu Për shkak të ofendimeve dhe fyerjeve gjatë javës, banorëve të BBVA iu bie çmimi në 94 mijë euro

E sigurisht një deklaratë nuk ka munguar edhe nga Kiara, e cila është shprehur se ka nevojë për kohën e saj që të mendojë mbi raportin e saj me Luizin.

“Realisht më ka ardhur shumë keq që mendojnë se unë po bëj lojë. Do mundohem me mish e shpirt ti nxjerrë anën e mirë Luizit, prandaj edhe stepem, dua ti zbuloj anën e mirë”, ka thënë Kiara.

“Jo nuk është e vërtëtë. Do i lë gjërat të rrjedhin, dua ta njoh më shumë Luizin. Më duhet më shumë kohë për ta menduar se me cilin person do e kaloj jetën time, jam 27 vjeçe”, tha më tej moderatorja.

E duke qenë se ka kërkuar kohën e saj për të vendosur, si për ironi të fatit, loja e Big Brother VIP Albania do ta mbajë atë për tre ditë larg Luizit.

Lexo po ashtu Kënga e Luiz Ejllit në Eurovision 'shpërthen' me rritje enorme klikimesh në YouTube, pas hyrjes së tij në BBVA

Kjo pasi ai doli triumfues në garën e “The Voice of Big Brother” së bashku me Efin, ku si shpërblim morën izolimin në një dhomë të veçantë, duke u detyruar të kujdesen për një “bebe”.

Ky qëndrim për ta në atë zonë do të vlejë deri të martën, me ç’rast ata nuk do të kenë asnjë kontakt me banorët e tjerë të shtëpisë. /Telegrafi/

Exit mobile version