Telegrafi

Iris Bajrami në TM kids, vajza plot ëndrra për një të ardhme në muzikë dhe biznes

Gjashtë vjeçarja Iris Bajrami nga Poroj, është pjesëmarrësja e radhës në emisionin TM kids.

Irisi ishte e emocionuar që po merr pjesë në këtë format, teksa na tha se gjatë gjithë ditës kishte menduar për pyetjet me të cilat do të intervistohet.

Ajo për në tregoi shumë gjëra interesante. Tha se dëshiron të bëhët këngëtare kur të rritet, ndërsa artiste të preferuar e kishte Ava Max.

Irisi pëlqente shumë macet, madje kishte shumë prej tyre dhe i kishte emëruar me emra shumë interesant.

Ajo e shihte veten si një vajzë e cila në të ardhmen mund të jetë e suksesshme në biznesin e shitjes, ndërsa të kishte një shitore ku do të shiste pemë, perime dhe lodra, ishte një nga idetë e preferuara të saj.

Irisi ndonëse e vogël, kishte vendosur ca principe që nuk donte t’i thyej askush! Lodrat nuk i ndante me askënd, i ka për qejfi ndaj i mbante vetëm për vete.

Shëtitjet nëpër vende të ndryshme ishte ndër pasionet e Irisit, ajo u shpreh se dëshiron të vizitoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madhe dha dhe arsye të bukur se përse do e pëlqente një udhëtim të tillë.

E urtë, bashkëpunëtore dhe një vajzë me përgjigje interesante, kështu mund ta quajmë ne Irisin, intervistën e së cilës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: