Filippo Inzaghi beson se do të jetë më e vështirë për Juventusin të fitojë Scudetton këtë sezon, por ata mbeten favoritët për ta fituar titullin e Serie A.
Ish-sulmuesi i bardhezinjve dhe Milanit, i cili tani është një trajner i skuadrës nga Serie B, Venecias, dha mendimin e tij për garën e titullit të Serie A këtë vit.
“Unë mendoj se do të jetë një ligë më e balancuar, pasi ekipet e tjera janë forcuar”, ka thënë fillimisht Inzaghi për CalcioNews24.
“Me largimin e [Leonardo] Bonuccit, Juventusi ka humbur diçka. Të tjerët janë më të forta, sepse Napoli luan me të vërtetë mirë, ata kanë një stil shumë koheziv”.
“Milani është forcuar shumë, Interi ka marrë lojtarët më të mirë dhe Roma kanë bërë disa ndeshje vërtet të mira”.
“Kështu që unë mendoj se do të jetë një ligë e balancuar dhe do të jetë më e vështirë për Juventusin të fitojë Scudetton këtë sezon krahasuar me vitet e mëparshme”.
“Në fund të ditës, edhe pse mendoj se ata mbeten favoritët”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/