Carlos Augusto mbetet jashta fushave për Interin, ndërsa Simone Inzaghi mund të pushojë Nicolo Barellan, Federico Dimarcon dhe Marcus Thuramin kundër Arsenal nesër (e mërkurë).
Interi po përgatitet për ndeshjen e së mërkurës në shtëpi në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit në San Siro. Nerazzurrët janë ende të pamposhtur në garën evropiane dhe kanë grumbulluar shtatë pikë në tre ndeshje.
Fcinter1908 dhe media të tjera italiane pohojnë se Francesco Acerbi dhe Kristjan Asllani janë stërvitur rregullisht me skuadrën mëngjesin e sotëm.
Reprezentuesi shqiptar kishte munguar në ndeshjen e së dielës në Serie A kundër Venezias për shkak të një dëmtimi të lehtë në gju.
FCIN1908 / Inter-Arsenal, probabile formazione: ecco le sorprese di Inzaghi. Taremi e non solohttps://t.co/mZs6JrJbRe
— Fcinter1908 (@fcin1908it) November 5, 2024
Carlos Augusto është ende duke u rikuperuar nga një problem muskulor dhe do të rikthehet në aksion pas pushimit ndërkombëtar.
Sipas Fcinter1908, Hakan Calhanoglu do të rikthehet në formacionin titullar kundër Arsenalit, ndërsa Barella, Dimarco dhe Thuram fillimisht mund të ulen në bankinë, duke i lënë vend Matteo Darmianit dhe Mehdi Taremit. /Telegrafi/