Inxhinierët ukrainas kanë projektuar një raketë që familjet mund të ndërtojnë në kopshtet e tyre të pasme nga “materiale të përditshme”.
E quajtur ‘raketa e popullit’, Trembita përdor të njëjtën teknologji si të bombave gjermane, të përdorura në Luftën e Dytë Botërore, përcjell Telegrafi.
Grupi anti-rus ka projektuar raketën ‘të bërë në garazh’ që megjithëse nuk është aq e saktë sa raketat e drejtuara me laser, duhet të jetë në gjendje të udhëtojë disa kilometra nga pika e nisjes.
Madje, siç ka pretenduar grupi, raketat mund të ‘kapërcejnë mbrojtjen ajrore të armikut dhe të godasë objektivat në një thellësi të mjaftueshme’.
Gjëja interesante e armës së improvizuar qëndron gjithashtu në aftësinë e saj për të mashtruar forcat ruse, thonë zhvilluesit e saj. /Telegrafi/