Sonte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani flet për raportet e saj me kryeministrin Avdullah Hoti, liderin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe çfarë bashkëpunimi mund të ketë në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje e liderin e saj Albin Kurti?
Pse sipas Osmanit u ndal në gjysmë ç’kapja e shtetit, vullnet ky i dhënë nga qytetarët më 6 tetor 2019?
Pse Osmani kërkon ndihmën e qytetarëve për të ç’kapur shtetin në zgjedhjet e reja?
A do të hyjë PDK në Qeveri dhe a ka negociata për postin e presidentit?
A duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe si duhet të vazhdojë dialogu sipas Osmanit?
A mund të ndikoj Gjykata Speciale në skenën politike në vend edhe të ketë zgjerim të koalicionit aktual?
Për këto dhe shumë tema të tjera sonte nga ora 19:00 në Telegrafi.com do të ndiqni intervistën e plotë. Intervistën e ka realizuar kryeredaktori Muhamet Hajrullahu. /Telegrafi/