Site icon Telegrafi

Intervista e Messit pas debutimit, fjalët e para të tij ia fitojnë zemrat tifozëve të Inter Miamin

Debutimi i Lionel Messit në Inter Miami e pa atë të vinte nga bankina dhe të kthente rrjedhën e ndeshjes, ndërsa intervista e tij më pas e përmblodhi vërtet atë.

Debutimi i shumëpritur i Messit në Mayor League Soccer për Inter Miami nuk mund të kishte shkuar më mirë kundër Cruz Azul.

Duke bërë paraqitjen e tij të parë për klubin pas hyrjes në lojë në minutën e 54-të, një turmë e mbushur me tifozë të Inter Miami duke përfshirë njerëz të famshëm si Serena Williams, Kim Kardashian dhe LeBron James ishin aty për të dëshmuar.

Lexo po ashtu “Njeriu nga një planet tjetër”, Messi debuton te Inter Miami me një supergol nga goditja e dënimit

Messi u bë një hero i menjëhershëm për klubin pasi shënoi një goditje dënimi dramatike në minutën shtesë për të vulosur një fitore 2-1 për skuadrën e tij.

Tifozët në të gjithë stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale shpërthyen nga gëzimi kur panë goditjen e lirë.

Bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham ishte dukshëm emocional dhe personazhet e famshëm të pranishëm nuk mund t’i fshehin as emocionet e tyre.

Lexo po ashtu Beckham u përlot nga gëzimi pasi pa Messin teksa shënoi supergolin nga goditja e lirë

Pas golit dhe fitores, Messi u intervistua menjëherë nga Apple TV dhe fitoi zemrat me atë që tha.

“Pashë rrjetën dhe u përpoqa të shënoja. E dija se ishte fundi i ndeshjes dhe shpresoja të shënoj për të mos shkuar në penallti dhe për të përfunduar me të tre pikët sepse për ne ishte shumë e rëndësishme të nisnim me një fitore, pasi është një kampionat i ri”.

@brfootball

Leo Messi on his first goal for Inter Miami 🎤 #messi #leomessi #mls #intermiami

♬ original sound – B/R Football

“Është e rëndësishme të fillosh kështu për besimin e skuadrës, që kur kam ardhur unë ka shkuar mirë”, ka thënë Messi pas ndeshjes.

Fituesi i Kupës së Botës ‘Katar 2022’ do të kthehet në lojë shumë shpejt, me Inter Miami që do të presë Atalanta United në Kupën e Ligës të martën. /Telegrafi/

Exit mobile version