Sipas asaj që është raportuar nga e përditshmja katalanase Sport këtë mëngjes, Interi është vënë në lëvizje për lojtarët e Barcelonës: Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.
Inter kanë qenë të lidhur me të dy në të kaluarën dhe duket se e ka rritur interesimin në fundmi.
Verën e kaluar, Barcelona ishte që e rrëmbeu Vidalin, që ishte afër Interit, por në minutën e fundit kiliani vendosi të bashkohet me kampionët spanjoll.
Rakitic gjithashtu ka qenë në radarin e Interit për një kohë, por tani trajneri dhe klubi e dëshirojnë me cdo kusht.
Trajneri i ri Antonio Conte e ka kërkuar dyshen sa më parë, pasi afati vetëm është duke shkuar drejt mbylljes.
Interi ka humbur disa objektiva kryesorë, siç është Romelu Lukaku i Manchester United, dhe bordi është i etur që t’i jap Contes disa përforcime përpara se të filloj kampionati. /Telegrafi/