Site icon Telegrafi

Interi zyrtarizon shumat e transferimeve -Gabigol u pagua shumë shtrenjtë, mësohen edhe çmimet e paguara për Joao Marion, Candrevan dhe Gagliardinin

Interi ka zbuluar çmimin e paguar për Gabriel Barbosan i njohur si Gabigol, ndërsa klubi ka paguar për të hiq më pak se 33.5 milionë euro dhe për Roberto Gagliardini, 24.1 milionë euro. 

Nerazzurrët në një mbledhje të mbajtur për aksionarët e klubit  ka aprovuar buxhetin për sezonin e shkuar 2016-17, ndërsa u mësuan edhe detajet për blerjet e bëra në verën e vitin 2016.

Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, i ka kushtuar Interit plot 33.5 milionë euro për ta blerë nga Santosi, ndërsa agjenti i tij i ka marr 3.6 milionë nga kjo shumë.

Gabriel Barbosa te Interi /Getty Images for ICC)

Braziliani ka dështuar plotësisht ta tregojë vetën në Serie A, duke mos startuar në asnjë ndeshje dhe duke shënuar vetëm një herë.

Lexo po ashtu Icardi: Jam tifoz i Interit që kur isha fëmijë, ëndërroj të luaj me Messin te zikaltrit  

Ai aktualisht është në huazim te Benfica, që e kanë edhe opsionin për ta blerë.

Gagliardini ka bindur te Interi /Getty Images)

Gabigol ka luajtur vetëm 26 minuta me Benfica deri më tani dhe vështirë që portugezët do të aktivizojnë klauzolën e blerjes.

Ndërsa në gusht të 2017, pas ndeshjes së parë zyrtare, Interi është dashur pa paguajë kartonin e Gagliardinin te Atalanta, 24.1 milionë euro.

Në këtë bilanc mësohet se Joao Mario ka kushtuar 44 milionë euro në total, ndërsa Antonio Candreva, 23.6 milionë euro. /Telegrafi/

Antonio Candreva /Getty Images)

 

Exit mobile version