Interi është shumë afër ta transferojë mbrojtësin e Fiorentinës, Cristiano Biraghi, në këtë afat kalimtar veror.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, dy klubet italiane janë takuar tashmë për të biseduar për mbrojtësin, e që janë shumë afër marrëveshjes.
Mediumi italian më tej raporton se Biraghi do të kalojë te Nerazzurët, e në anën e kundër do të kalojë Dalbert si pjesë e shkëmbimit.
Mbrojtësi i Violas në sezonin e kaluar kishte bërë 36 paraqitje në Serie A, duke bërë një asistim, e që forma e lartë ka zgjuar interesimin e Interit.
Fiorentina i kërkuar 20 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, gjersa skuadra italiane ka ofruar 15 milionë, por tani dy skuadrat do t’i shkëmbejnë lojtarët.
Biraghi është dëshira kryesore e Antonio Contes, mirëpo lojtari ka zgjuar interesimin e klubeve si, Roma dhe Napoli. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-RoJdvj2gJQ