Site icon Telegrafi

Interi vazhdon të mbetet hije e Juventusit, triumfon me lehtësi te Torino

Interi (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Interi ka fituar me lehtësi dhe rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Torino në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Serie A.

Ekipi i Antonio Contes ka marr edhe fitoren e katërt me radhë në kampionat duke treguar se është kandidat i denjë për titullin e sivjetmë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 12-të minutave lojë dhe ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Stefan de Vrij (32′) shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, vendasit kishin diçka më shumë nga loja, por ishin përsëri vetëm mysafirët që gjetën golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 55-të me anë të Romelu Lukaku, i cili shënoi për 3-0 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 34 pikë apo vetëm një më pak se Juventusi lider, ndërsa Torino renditet i 12-ti me 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin Spalin, ndërsa Torino udhëton te Genoa. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=87rFnYrcZ8I

https://www.youtube.com/watch?v=YAgaWk-Ve4k

https://www.youtube.com/watch?v=pIUtg1-yz0k

 

 

 

Exit mobile version