Telegrafi

Interi vazhdon ta konsiderojë Cavanin si alternativë të Lukakut

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani vazhdon të mbetet ‘plani b’ i Interit nëse dështon transferimi i Romelu Lukaku nga Manchester Unitedi.

Përpjekjet e Nerrazzurëve për të nënshkruar me sulmuesin e Unitedit kanë ngecur shkaku i çmimit të kërkuar nga anglezët dhe mos gatishmërisë së tyre për të paguar.

Një humbje tjetër e objektivit mund të ndodh edhe për shkak të interesit të madh të Juventusit, të cilët duan ta rrëmbejnë Lukakun para Interit.

Lexo po ashtu Interi kthen vëmendjen nga Lukaku te Cavani

Si rezultat i kësaj, Interi e ka kthyer vëmendjen tek 32-vjeçari Cavani, i cili ka mbetur me vetëm edhe një vit kontratë me Paris Saint-Germain.

Cavani gjatë një dueli me Diego Godin (Foto: FC Inter/Instagram)

Sipas mediumit italian Calciomercato, Inter thuhet se e konsideron Cavanin si një alternativë të Lukakut.

Cavani e njeh mirë Serie A pasi më parë ka luajtur me sukses te Palermo dhe Napoli, ndërsa përvoja e tij mund të jetë kruciale te Interi. /Telegrafi/