Site icon Telegrafi

Interi vazhdon përpjekjet për shkëmbimin e lojtarëve, ku përfshihet edhe Xhaka

(Foto: Instagram/granitxhaka)

Interi është duke bërë përpjekje që ta përfshijë Christian Eriksenin në një marrëveshje shkëmbimi me Leandro Paredes apo Granit Xhaka.

Tuttosport bën të ditur se Antonio Conte nuk ka hequr dorë nga tentimi për transferimin mesfushorit të Paris Saint-Germainit, të cilin e ka kërkuar edhe gjatë verës.

Si alternativë, është mesfushori shqiptar i Arsenalit, por marrëveshja varet nga e ardhmja e Eriksen.

(Foto: Instagram/granitxhaka)

Sipas gazetës italiane, edhe PSG edhe Arsenali janë të hapur për një mundësi shkëmbimi, ndërsa Nerazzurrët nuk kanë shumë opsione sa i përket aspektit financiar.

Lexo po ashtu Interi dhe Arsenali fillojnë bisedimet për shkëmbimin Xhaka – Eriksen

Një emër tjetër që lidhet me një kalim në Giuseppe Meazza është mesfushori kreativ i Udineses, Rodrigo de Paul, i cili kushton rreth 30 milionë euro.

Sulmuesi i Parmas, Gervinho, është përmendur si opsion për sulmin, ndërsa në shkëmbim, Intreri mund ta ofrojë Radja Nainggolanin apo Andrea Pinamontin. /Telegrafi/

Exit mobile version