Telegrafi

Interi ua prezanton kontratën e re përfaqësuesve të Lautaros, ndërsa ata e njoftojnë klubin për ofertën e re të Barcës

Lautaro Martinez (Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Agjentët e Lautaro Martinezit janë parë në zyrat e Interit pasditen e të hënës, ku do të diskutojnë lidhur me kontratën e re të argjentinasit.

Barcelona dhe Real Madridi janë klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit, ndërsa përfaqësuesit e tij, Beto Yaque dhe Rolando Zarate, janë takuar me drejtuesit e klubit.

Kontrata e Lautaros skadon në qershor të vitit 2023 dhe përfshin një klauzolë prej 111 milionë eurosh, e cila mund të aktivizohet vetëm brenda muajit korrik.

(Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

Sipas burimeve të ndryshme në mediat italiane, Interi do t’i ofrojë lojtarit rinovimin e kontratës me përfitime prej pesë milionë eurosh në sezon.

Lexo po ashtu Nuk ka përfunduar ende asgjë, agjentët e Lautaros takohen sot për bisedime me Barcelonën

Megjithatë, kjo shumë është shumë më e vogël në krahasim me propozimin e Barcës prej 10 milionë eurosh në vit, porse katalunasit nuk ishin të gatshëm ta paguajnë çmimin e klauzolës.

(Foto: Ina Fassbender/Pool via Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Sport Mediaset ka raportuar gjatë të hënës se Reali ka përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për Lautaron. Por, Sky Sport Italia dhe Sportitalia e kanë përgënjeshtruar këtë lajm, duke theksuar se nuk ka pasur ofertë nga Los Blancos.

Lexo po ashtu Real Madridi trondit Barcelonën, arrin marrëveshje me Interin për transferimin e Lautaro Martinezit

Dy përfaqësuesit e futbollistit në javën e kaluar kanë qëndruar në Barcelonë dhe pritet ta njoftojnë Interin lidhur me ofertën e re të Blaugranëve. /Telegrafi/