Telegrafi

Interi do transferimin e Barellas me ‘formulën Skriniar’

Nicolo Barella (Getty Images)

Interi thuhet se janë të gatshëm të heqin dorë nga dy lojtarë të tyre për të transferuar mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Gjiganti italian ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm, ku edhe ka etiketuar disa emra për t’i transferuar.

I fundit që ka përfunduar në radarin e Nerazzurrëve është italiani i talentuar, Barella, për të cilin zikaltrit kanë një ide.

Lexo po ashtu Jo vetëm Praet, në radarin e Interit edhe tre mesfushorë të tjerë

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Inter shpreson të bëjë një marrëveshje të ngjashme për Barellan, njësoj sikurse me atë që nënshkruan me Milan Skriniar vitin e kaluar.

Barella luan si mesfushor dhe ka shënuar 6 gola këtë sezon (Getty Images)

Gazeta shpjegon se Nerazzurrët do të ofrojë sulmuesin adoleshent Andrea Pinamonti në Cagliari, si dhe do të ri-blejë Federico Dimarcon nga Sioni, përpara se të dërgojë në Sardenjë.

Për më tepër, Interi do të paguante edhe 12 milionë euro tjera para të thata për 21-vjeçarin.

Lexo po ashtu Top dhjetë lojtarët italianë që pritet të shpërthejnë në të ardhmen (Foto)

Interi nuk do të qëndronte duarkryq as në aspektin individual pasi do t’ia propozonte atij një rrogë vjetore prej katër milionë eurosh.

Reprezentuesi i Italisë nën 21 vjeç ka qenë një sensacion i rrallë në sezonin e tij me Cagliarin, duke shënuar gjashtë gola në 29 paraqitje. /Telegrafi/