Interi ka takuar agjencinë që përfaqëson Gareth Bale për të diskutuar një marrëveshje të mundshme të huazimit nga Real Madridi.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve Sportmediaset, drejtorët e Interit u takuan me Grupin Stellar gjatë ditëve të fundit, ku Bale është njëri nga klientët e tyre.
Ylli uellsian mbush 30 vjet muajin e ardhshëm dhe nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane në Bernabeu, ndërsa tifozët e Real Madridit nuk e duan atë.
Ai është nën kontratë deri në qershor të vitit 2022, kështu që Los Blancos mund të jenë të përgatitur që të lejojnë Bale të huazohet vetëm për të larguar nga librat financiar pagën e tij prej 15 milionë eurove në vit.
Ish-sulmuesi anësor i Southamptonit dhe Tottenham Hotspurit shënoi 14 gola dhe bëri gjashtë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.
Bale ka qenë i lidhur me Interin gjatë këtij viti, por edhe viteve të kaluara, që kur ai shënoi një het-trik në San Siro në vitin 2010. /Telegrafi/