Telegrafi

Interi shumë afër të nënshkruajë me Rakiticin

Ivan Rakitic (Foto by Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Thuhet se Interi është afër arritjes së një kontrate me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Sipas të përditshmes katalunase, “Mundo Deportivo”, katalunasve caktuan shumën që kap shifrat e 50 milionë eurove, por italianët nuk janë të gatshëm t’i ndajnë këto para, edhe pse zikaltërit dëshirojnë ta bindin kroatin.

Mesfushori pritej të qëndronte në Camp Nou edhe një tjetër sezon, por gazeta shkruan se lojtari nuk ka të ardhme në Spanjë pas debaklit kundër Liverpoolit (4-0) në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se 31-vjeçari u bashkua me blaugranat nga Sevilla në vitin 2014 dhe ka fituar katër tituj të La Ligës dhe një të Ligës së Kampioneve.

Ndryshe, lojtari ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Kroacisë, i cili përfundoi në vendin e dytë në Kampionatin Botëror në Rusi. /Telegrafi/