Site icon Telegrafi

Interi shfaq interesim edhe për Oscarin

Edhe Oscar është në orbitën e Interit për afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori sulmues i Chelseat nuk po arrin të ketë minuta me fushë nën urdhrat e Antonio Contes dhe kështu dëshiron largimin nga Blutë.

Sipas ESPN braziliani është në mesin e lojtarëve që grupi Suning është duke i ndjekur nga afër.

Cmimi i tij është rreth 30 milionë euro.

Për atë në Serie A ka shfaqur interesim edhe Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version