Telegrafi

Interi shënjestron katër lojtarë të Unitedit

Interi është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Matteo Darmian.

Por, trajneri Stefano Pioli është duke ndjekur me kujdes edhe Memphis Depayn, Luke Shawn dhe Chris Smalling.

Lexo po ashtu Icardi dëshiron të thyen tabutë në fundjavë ndaj Milanit

Sipas Corriere dello Sport, një nga katër lojtarët e lartpërmendur do të vij dhe së shpejti do të fillojnë edhe bisedimet mes klubeve.

Më afër me Neroazzurrët është Darmian, por edhe Depay në pistën e Piolit.

Për holandezin kanë shfaqur interesim tashmë shumë skuadra të mëdha evropiane, kurse për mbrojtësin italian është në garë dhe Milani. /Telegrafi/