Theo Hernandez është bërë njërin nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat italiane.
Mbrojtësi i majtë është nën pronësi të Real Madridit, por edicionin e fundit ka qenë si i huazuar tek Real Sociedad.
E paraqitjet e mira me fanellën bardhekaltër kanë bërë që për të të interesohen skuadrat e mëdha italiane.
Juventus dhe Napoli kanë qenë dy ekipet që kanë shprehur gatishmëri për transferimin e lojtarit, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Inter.
Trajneri i ri i Interit, Antonio Conte ka dhënë dritën jeshile për transferimin e lojtarit në Giuzeppe Meazza.
21-vjeçari francez ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Los Blancos, ndërsa klubi madrilen për ta lënë të lirë po kërkon rreth 25 milionë euro.
Drejtori i Interit, Bebe Moratta pritet të udhëtojë drejt Madridit për të nisur bisedimet për transferimin e francezit në Serie A. /Telegrafi/