Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori nga Kosova nuk po kalon një moment të mirë tek skuadra londineze pas problemeve me tifozët. Kjo ka bërë që klubi anglez ta mendoj edhe shitjen e kosovarit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Milani ishte skuadra e interesuar për transferimin e Xhakës në janar, por tani Rossonerët kanë konkurrencë.
Është rivali lokal i kuqezinjve, Interi që ka shfaqur dëshirën për transferimin e Granitit. Mediat italiane kanë raportuar se trajneri Antonio Conte është i interesuar për ta përforcuar repartin e mesfushës dhe Xhaka është një kandidat i fortë për këtë pozitë.
Inter mendon të ofrojë rreth 35 milionë euro për transferimin e Xhakës në Giuzzeppe Meazza. /Telegrafi/