Telegrafi

Interi rivalizon Milanin për mbrojtësin e Barcelonës

Interi dhe Milani janë të interesuar për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Aleix Vidal.

Mbrojtësi 26 vjeçar ka zhvilluar vetëm nëntë takime me Blaugranat, prej se erdhi nga Sevilla.

Sipas Sky Sports Italia, Vidal mund të bashkohet me njërën prej skuadrave të Milanos, pasi ka interesim nga të dy palët.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Interi është skuadra e parë në radhë që është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

Nerazzurrët kanë filluar kontaktet e para me Barcelonën, por nëse largohet Dani Alves ai do të qëndroj te katalunasit. /Telegrafi/