Klubi italian, Interi vazhdon ta ndjek me kujdes yllin brazilian, Bernard.
Bernard ka lënë skuadrën ukrainase, Shakhtar Donetsk, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën kur ajo ka skaduar në muajin qershor.
Transferimi i tij si një lojtar i lirë i ka joshur shumë ekipe të mëdha evropiane, të cilat e duan për sezonin e ri.
Chelsea, Arsenali dhe West Ham janë skuadrat nga Liga Premier që kanë shfaqur interesim për të.
Në anë tjetër, në Serie A janë gjigantët nga San Siro, Milani, të cilët janë takuar edhe me agjentin e tij për një transferim të Bernard.
Por, tani Interi i është rikthyer garës për transferimin e yllit brazilian dhe po shqyrton nëse do të bëjë një lëvizje këtë javë.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët janë të gatshëm të luftojnë me rivalët e Milanit për të nënshkruar me Bernardin si transferim i lirë.
Ndryshe, 25-vjeçari mund të luaj në të dy krahët e sulmit dhe si sulmues i dytë. /Telegrafi/