Telegrafi

Interi rivalizon Juventusin për Pogban

Paul Pogba (Foto: Getty Images/Guliver)

Interi është skuadra e fundit që ka shprehur dëshirë për transferimin e mesfushorit francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Pogba nuk po kalon ditët më të mira te Djajtë e Kuq dhe raportet jo të mira me trajnerin Jose Mourinho kanë bërë që francezi të mendojë largimin.

Situata e tij në Old Trafford ka bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tij me dëshirën për ta transferuar.

Lexo po ashtu GdS: Pogba u ka thënë ish-bashkëlojtarëve te Juve se dëshiron të kthehet te Zonja e Vjetër

Skuadra që është lidhur më shumë me transferimin e Pogbas është ish ekipi i tij, Juventusi.

Megjithatë, Zonja e Vjetër tani ka një rival të fortë brenda kampionatit italian për shërbimet e francezit.

Sipas mediumit britanik Daily Mirror, Interi është gati të rivalizojë Juventusin për transferimin e Pogbas.

Lexo po ashtu Raiola ia ndalon Pogbas të flasë për rikthimin e tij te Juventusi

Ish-drejtori i Juventusit, Beppe Marotta është gati të marr një rol drejtuesi te Interi dhe synon reprezentuesin e Francës si transferimin e tij të parë.

Pogba është i hapur për largim nga Unitedi, por gara për të do të jetë e fortë pasi interesim ka shprehur edhe Barcelona. /Telegrafi/