Interi është skuadra e fundit që ka shprehur dëshirë për transferimin e mesfushorit francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Pogba nuk po kalon ditët më të mira te Djajtë e Kuq dhe raportet jo të mira me trajnerin Jose Mourinho kanë bërë që francezi të mendojë largimin.
Situata e tij në Old Trafford ka bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tij me dëshirën për ta transferuar.
Skuadra që është lidhur më shumë me transferimin e Pogbas është ish ekipi i tij, Juventusi.
Megjithatë, Zonja e Vjetër tani ka një rival të fortë brenda kampionatit italian për shërbimet e francezit.
Sipas mediumit britanik Daily Mirror, Interi është gati të rivalizojë Juventusin për transferimin e Pogbas.
Ish-drejtori i Juventusit, Beppe Marotta është gati të marr një rol drejtuesi te Interi dhe synon reprezentuesin e Francës si transferimin e tij të parë.
Pogba është i hapur për largim nga Unitedi, por gara për të do të jetë e fortë pasi interesim ka shprehur edhe Barcelona. /Telegrafi/