Site icon Telegrafi

Interi rivalizon Barcelonën dhe PSG-në për Agueron

Klubi italian, Interi thuhet se i është bashkuar tashmë garës për sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero, i cili mbetet lojtar i lirë në verë.

Ylli argjentinas ka luftuar për formën dhe lojën me ekipit të parë këtë sezon, shkaku i infektimit me Covid-19, por edhe lëndimeve të shpejta.

Aguero ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij dhe thuhet se do të largohet në një transferim falas në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Barcelona thuhet se ka arritur tashmë marrëveshje për transferimin e Agueros

Largimi i tij nga Etihad duket i pashmangshëm, me Barcelonën dhe Paris Saint-Germain që thuhet se kryesojnë garën për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, këto dy klube të mëdha evropiane do ta kenë një rival të fortë nga Serie A për transferimin e argjentinasit.

Sipas mediumit The Sun, Interi është klubi i fundit që është bashkuar në ndjekjen e yllit të Cityt, Aguero.

Ndryshe, Aguero ka qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dekadën e fundit, duke shënuar shumë gola dhe fituar trofe me klubin anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version