Interi e ka rikthyer interesimin për Ivan Rakitic, mirëpo Barcelona kërkon 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.
Është raportuar se Nerazzurrët i kanë kërkuar shërbimet e Arturo Vidal, por Sport bën të ditur se klubi italian po e kërkon futbollistin kroat.
Rakitic është lidhur me zikaltrit për disa muaj, ndërsa trajneri i ri, Antonio Conte, dëshiron më shumë opsione në mesfushë.
31-vjeçari nuk bën më pjesë në listën e emrave të parë te Blaugranët pas transferimit të Frenkie de Jong dhe prezencës së disa mesfushorëve.
Mirëpo, problemi i vetëm qëndron në shumën e parave që kërkon Barca për shërbimet e tij që janë 50 milionë euro. /Telegrafi/