Roma thuhet se po konsideron një marrëveshje shkëmbimi midis Edin Dzeko dhe Christian Eriksen, por presidenti i Interit, Steven Zhang, nuk duket i bindur.
Të dy lojtarët thuhet se po kërkojnë një rrugë shpëtimi pasi Eriksen po lufton me kohën e lojës në Inter, ndërsa Dzeko ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin e Romës, Paulo Fonseca i cili nuk e përfshiu atë në skuadrën e Romës për ndeshjen e së shtunës kundër Spezia për shkak të një dëmtimi të supozuar.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Roma i ka ofruar Interit që të ndërrojë yjet e tyre të pakënaqur në afatin kalimtar të janarit.
Të dy ata do të bashkohen me klubet e tyre të reja në huazim deri në fund të sezonit, por një gjë e tillë është refuzuar nga Nerazzurrët.
Giallorossët po përpiqen të gjejnë të interesuar për kapitenin e tyre 34-vjeçar i cili ka një pagë prej 7.5 milionë euro në sezon.
GdS – Inter, spunta lo scambio Eriksen-Dzeko: muro di Suning. L'ipotesi nei dettagli – https://t.co/Y6Sd7f5AtK pic.twitter.com/8tS2EemEis
— Fcinter1908 (@fcin1908it) January 24, 2021
Conte është një admirues për një kohë të gjatë i sulmuesit boshnjak, por Interi nuk është i bindur për nënshkrimin e tij, edhe nëse ai do të transferohej falas në Giuseppe Meazza.
Interi, në fakt, dëshiron të ulë faturën e pagave të tij dhe edhe nëse Eriksen dhe Dzeko kanë paga të ngjashme, ‘Dekreti i Rritjes’ lejon që Nerazzurri (dhe çdo klub tjetër italian) të marrë një zbritje tatimore prej 50 për qind në pagat bruto të lojtarëve dhe trajnerëve nga jashtë. /Telegrafi/