Telegrafi

Interi refuzon ofertat e Unitedit dhe Cityt për Skriniarin

Milan Skriniar (Getty Images)

Inter raportohet se ka refuzuar ofertat prej 60 milionë eurosh nga Manchester City dhe Manchester United për mbrojtësin Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak kishte një sezon të mirë debutues me Interin pas bashkimit nga Sampdoria verën e kaluar.

Paraqitjet e tij brilante me fanellën e skuadrës nga Giuseppe Meazza kanë bërë që ai të lidhet me disa nga klubet më të mëdha të Evropës.

Lexo po ashtu Skriniar: Nuk largohem nga Interi

Lojtari vetë këmbënguli javën e kaluar se do të qëndronte me Nerazzurët, dhe tani ashtu po duket se edhe do të jetë fati i tij.

Milan Skirniar (Getty Images)

Sipas mediumit italian Corriere della Sport, dy klubet e Mançesterit, Unitedi dhe City kanë parë oferta e tyre të refuzohen nga drejtuesit zikaltër.

Sipas kësaj gazetës, City dhe United ofruan rreth 60 milion euro për Skriniar, duke shpresuar që të përfitojnë nga situata financiare e Fair Play-it të Interit.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i sezonit 2017/18 në Evropë

Klubi italian duhet të fitojë rreth 40 milionë euro para 30 qershorit për të shmangur shkeljen e marrëveshjes së tyre me UEFA-n.

Megjithatë, të dy ofertat u refuzuan shpejt nga Interi, të cilët e konsiderojnë Skriniarin si të pashitshëm. /Telegrafi/