Interi ka bërë kërkesë për Federico Chiesan, mirëpo Fiorentina e ka bërë të qartë se ai nuk është në shitje.
19-vjeçari regjistroi 34 paraqitje në Serie A në sezonin e kaluar dhe shënoi katër gola.
Interi dhe Viola janë duke negociuar për Borja Valeron, ndërsa gjatë bisedimeve Nerazzurrët e kanë kërkuar edhe Chiesan – bën të ditur calciomercato.com.
Mirëpo, Fiorentina nuk dëshiron ta shesë edhe anësorin e ri, duke qenë se tashmë pritet largimi i Valeros dhe Federico Bernardeschit.
Në ndërkohë, Interi po vazhdon përpjekjet duke planifikuar që të sigurojë shërbimet e Chiesas në verën tjetër. /Telegrafi/